U suspendua komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në Veri

Komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në kuadër të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq është suspenduar nga puna.
Lajmin për rtv21.tv sot e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka treguar se suspendimi i Uglesha Jarediq-it ka ndodhur dje dhe do të zgjasë tri ditë.
“Suspendimi ka të bëjë me çështje të një ankese brenda familjare.”, ka deklaruar Hoti për rtv21.tv./21Media

Back to top button