Kaloni te përmbajtja kryesore

Borxhi ndaj agjencisë turistike për pushime raportohet në Polici

Pronari i një agjensioni turistik në Prishtinë është ankuar në Policinë e Kosovës për një rast mashtrimi.
Policia ka njoftuar se të hënën, pronari ka raportuar se një i dyshuar kishte bërë një rezervim për pushime në agjensionin e tij më datë 16.04.2021. Sipas ankuesit, i dyshuari kishte kryer vetëm një pjesë të pagesës, ndërsa kur ankuesi kishte kërkuar pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, i dyshuari e kishte kanosur atë.
Nuk raportohet për të arrestuar, kurse rasti, sipas Policisë, vazhdon të hetohet./21Media
 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button