Shumica e artikujve ushqimorë më shtrenjtë në vendin tonë se në Evropë

 
“Rritja e vazhdueshme e çmimeve”, ishte një ndër temat që u trajtua sot në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21.
Selatin Kaçaniku, drejtor i organizatës “Konsumatori”, ka thënë se ngritja e çmimeve nuk është sa zyrtarisht thuhet.
Ai ka thënë se shumica e artikujve ushqimorë janë më shtrenjtë në vendin tonë se në Evropë. “Ndërsa rrogat i kemi ne 10 herë më të ulëta, do të thotë që çdo gjë në Kosovë është për 10 herë e më shumë më e shtrenjtë se në Bashkimin Evropian”, ka thënë ndër të tjera Kaçaniku./21Media

Back to top button