Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Jeta po bëhet e papërballueshme në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës thotë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim të energjisë elektrike e rëndon jetën e çdo qytetari.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se mos angazhimi i duhur i Qeverisë po e rëndon gjendjen sociale në Kosovë, shkruan rtv21.tv
Sipas tij, Qeveria qëndroi e heshtur në kohën kur është kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe të merren masa për krizën e energjisë elektrike.
Tahiri theksoi se vendimi i sotëm i ZRRE-së do të rrisë kërkesat dhe ambiciet e qytetarëve për t’u larguar nga Kosova.
“Pra jeta po bëhet e papërballueshme. Mos angazhimi i Qeverisë, jo kompetenca e tyre, mos angazhimi i kryeministrit pra e ka vështirësuar dhe e ka pru Republikë e tonë në një pozitë tepër të rëndë”, theksoi ai.
Ndryshe, opozita sot kërkoi në Kuvend që të anulohet vendimi i ZRRE-së.
ZRRE-ja miratoi sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 Kw. Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button