Nominimet për çmimet “Oscars 2022”

 
Filmi “The Power of the Dog” kryeson listën e nominimeve për çmimet Oscar për këtë vit, bëri të ditur Akademia Amerikane e Artit të Filmit dhe Shkencës. Ky film u nominua për 12 çmime, përfshirë këtu kategorinë për filmin më të mirë. Nominimet për çmimet akademike i prezantuan Leslie Jordan e Tracee Ellis Ros.
Në kategorinë për filmin më të mirë u nominuan edhe filmat, përfshirë këtu: “Belfast”, “Coda”, “Don’t  look Up”, “Drive My Car”, “Dune”,  “King Richard” e disa të tjerë.
Në kategorinë “aktorja më e mirë në rolin dytësor” u nominuan Jessie Buckley për filmin “The Lost Daughter”, Judi Dench për “Belfast”, Kirsten Dunst për “The Power of The Dog” e disa aktore të tjera.
Në mesin e aktorëve më të vlerësuar në këtë kategori u nominuan: Troy Kotsur për paraqitje në Coda e Jesse Plemons për “The Power of the Dog”.
Në radhë të filmave më të mirë të huaj u vlerësuan: “Drive My Car”, “Flee”, “The Hand of God”, “The Worst Person in the World”.
Në rrethin e ngushtë për këtë çmim ishte edhe filmi kosovar “Zgjoi”, megjithatë ai nuk u nominua.
Vlerësuesit e nominimeve për Oscar, në kategorinë për dokumentarët më të mirë zgjodhën: “Audible”, “Lead me Home”, “The Queen of Basketball”, e të tjerë.
Këngët më të mira origjinale u vlerësuan: ajo e filmit “King Richard”, “Enkanto”, “Belfast”, “No time To Die” dhe “Four Good Days”.
Kategori e vlerësuar për Oscar është edhe ajo e filmit të animuar, të metrazhit të gjatë. Në mesin e filmave u vlerësuan: “Enkanto”, “Flee”, “Luca”, “Raya” dhe “The Last Dragon” dhe “The Mitchells vs The Machine”.
Sa i përket kategorisë për aktorin dhe aktoren në rolet kryesore, në mesin e tyre u vlerësuan: Javier Bardem, Benedict Cumberbatch, Andrew Garfield, Will Smith, Jessica Chastain, Olivia Colman, Penélope Cruz e të tjera.
Edicioni i 94-të i ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet me 27 mars 2022, në Dolby Theatre të Hollywood. Ceremonia do të organizohet me pjesëmarrje fizike të të pranishmëve, ndërkaq do të transmetohet në ABC./21Media

Back to top button