Kaloni te përmbajtja kryesore

135 pacientë në oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se në klinikat e COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 197 pacientë.
Në oksigjeno-terapi janë 135 pacientë, kurse në mjekim intensiv janë 13 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive 66 pacientë,
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive 11 pacientë,
Klinika e Pediatrisë 9 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë 20 pacientë,
Spitali i Prizrenit 18 pacientë,
Spitali i Gjilanit 19 pacientë,
Spitali i Pejës 14 pacientë,
Spitali i Gjakovës 21 pacientë,
Spitalit Mitrovicës 10 pacientë dhe
Spitali i Ferizajt 9 pacientë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button