Kompania “Pastrimi” nga sot s’do t’i grumbullojë mbeturinat

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë ka informuar se nga sot nuk do të grumbullojë mbeturinat.
Kjo sepse siç ka theksuar kompania, u janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK, me te cilat kryen shërbime bankare.
“Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave.”, ka informuar kompania.
Lidhur me këtë çështje, rtv21.tv ka kontakuar me Kompaninë për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK dhe është në pritje të përgjigjes./21Media

Back to top button