Kaloni te përmbajtja kryesore

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për fansat e tij

 
Këngëtari Ermal Fejzullahu do të nisë punën për një projekt të ri muzikor.
Lidhur me projektin e ri që do të sjellë, Ermali ka bërë një kërkesë për fansat e muzikës së tij.
Në Instagram, këngëtari ka kërkuar nga ndjekësit, të tregojnë se çfarë kënge duhet të sjellë dhe se me kë të bëjë bashkëpunim.

Këngëtari do t’i rithehet punës, pas disa ditëve pushimi. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ariana, shijuan pushimet në Maldive.


Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Ermal Fejzullahut mbetet bashkëpunimi me Yll Limanin. Kënga “As 1 minut”, e publikuar më 25 nëntor të vitit të kaluar, deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button