Policia gjen emigrantët e fshehur në kamionë
Policia austriake ka njoftuar se ka gjetur 8 emigrantë të fshehur brenda një kutie të ngushtë prej druri, e cila ishte ngjitur në pjesën e poshtme të një kamioni.
Policia tha se emigrantët, të cilët po udhëtonin nga Turqia, u kontrabanduan në kushte kërcënuese për jetën, nga Rumania përmes Hungarisë në Austri, transmeton rtv21.tv.
Disa prej tyre kanë qenë në gjendje hipotermie, për shkak të udhëtimit në temperatura të ulëta, e disa kanë mbetur pa ndjenja, pasi kanë qenë të ekspozuar ndaj gazit të kamionit për orë të tëra, njoftoi sot policia.
Sipas deklaratës, emigrantët e përshkruan strehën e tyre si një “kuti tmerri”./21Media