Kjo është teknika e thjeshtë që do të djegë dhjamin e barkut
Të gjithë e dimë se sa e vështirë mund të jetë të hiqet qafe dhjami i tepërt, veçanërisht në zonën e barkut. Ikën ato vitet e adoleshencës kur metabolizmi ishte i shpejtë si Ferrari.
Por, edhe për ata që kanë krijuar një mënyrë jetese aktive dhe zakone të shëndetshme të të ushqyerit, heqja e dhjamit barkut mund të jetë një sfidë e vërtetë.
Më poshtë ju sjellim një metodë për ta hequr dhjamin e tepërt në bark.
Një masazh i lashtë kinez

Është një masazh që duhet ta bëni për dy minuta, dy herë në ditë. Ai funksionon si ushtrim i brendshëm që pastron dhe detoksifikon zonën dhe shkrin yndyrën, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
Kjo metodë bën mrekulli për ata njerëz që ushtrojnë rregullisht, por ende nuk mund të heqin qafe dhjamin e barkut.

Kujdes:
Menjëherë pas një vakt të rëndë;
Nëse keni gurë në fshikëz, veshka ose fshikëz të tëmthit;
Nëse keni hipertension;
Nëse jeni shtatzënë;
Nëse keni një hernie;
Nëse keni ulçera në zorrë ose stomak;
Nëse keni inflamacion të mitrës, fshikëzës, vezoreve ose tubave fallopiane.
Shtrihuni me shpinë në një sipërfaqe të sheshtë të fortë.
Fërkojini duart fort derisa të ndihen të nxehta.
Vendoseni njërën nga duart tuaja të sheshta në kërthizën tuaj.
Filloni të fërkoni ngadalë barkun me presion të butë në rrathë të vegjël në drejtim të akrepave të orës rreth butonit të barkut dhe gradualisht i bëni rrathët më të mëdhenj. Çdo rreth duhet të zgjasë nga 1 deri në 2 sekonda.
Përqendrohuni te nxehtësia që fillon të krijohet në zonën tuaj të barkut.
Vazhdoni për dy minuta – rreth 40-50 rrathë. Është e rëndësishme të mbani stomakun tuaj të ngrohtë gjatë kryerjes së ushtrimeve.