Një person tentoi ta kalojë kufirin me 44 litra pije alkoolike dhe 30 pako me cigare

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Malit të Zi, pasi që i njëjti në Pikëkalimi Kufitar të Kullës nuk e ka deklaruar mallin që e kishte në automjet.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:10.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë është konstatuar se i dyshuari në automjet kishte 44 litra pije të ndryshme alkoolike dhe 30 pako me cigare.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse malli është sekuestruar dhe së bashku me dokumentacion i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button