Lumezi pret nga pasardhësi që të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se nga ky institucion është bërë punë e madhe e cila sipas tij, vërtetohet me rezultate konkrete.
Ai ka theksuar se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.
Duke numëruar me krenari sukseset e Prokurorisë, gjatë konferencës vjetore të prokurorëve, Lumezi ka thënë se beson se kushdo që zë vendin e tij, do të jetë i gatshëm ta mbrojë nderin, autoritetin dhe pavarësinë e Institucionit të Prokurorit të Shtetit.
“Kryeprokurori i Shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lumezi.
“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, ka shtuar ai.
Lumezi ka theksuar se rrugëtimi i tij shtatëvjeçar do të ishte i pamundur pa mbështetjen e Institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë./21Media
 

Back to top button