Biden uron Vuçiqin për ditën e shtetit: Dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke
Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq ka pranuar letra urimi nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Biden përveç urimit të ditës së shtetësisë i kujtuar Vuçiqit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke, shkruan RTS.
”Unë ju inkurajoj ju dhe qeverinë tuaj që të vazhdoni të punoni shumë për të zbatuar reformat e brendshme të nevojshme për t’i bërë arritjet e demokracisë të disponueshme për të gjithë njerëzit në Serbi. Të njëjtat reforma do të ndihmojnë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, sundimit të ligjit dhe një klime tërheqëse investimi. Aspiratat e Serbisë për BE varen gjithashtu nga përparimi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, unë besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Në mirëbesim për të arritur këtë qëllim. Familja evropiane nuk do të jetë i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”, ka thënë Biden.
Ky i fundit ka shtuar tutje se gjatë kësaj periudhe kanë ndërtuar marëdhënie të forta që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe promovojnë prosperitetin e popullit serb, mbështesin institucionet demokratike të Serbisë dhe rolin jetik të shoqërisë civile dhe mediave.
”Ju uroj ju dhe të gjithë njerëzve në Serbi Gëzuar Ditën e Shtetësisë”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Biden./21Media