Finalja e madhe mes Trepçës dhe Bashkimit, ja rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së madhe të Kupës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit.
Çerekun e parë mitrovicasit e nisën në mënyrën më të mirë ku kishin epërsinë prej 11:2, ku më pas Bashkimi u këndell me një seri prej 0:13, ndërsa në fund të çerekut të parë semafori tregonte në të mirë të Bashkimit, që kryesonte 26:19 ndaj Trepçës.
Sa i përket çerekut të dytë, Trepça u tregua skuadër më e fortë ku me një avantazh prej 18:10 arriti që në fund të këtij çereku të kalojë në epërsi prej një pike, respektivisht 37:36./21Media