Lista Guxo nesër nis procedurat e regjistrimit në KQZ

Lista Guxo nesër do të fillojë procedurat e regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Burimet e portalit rvt21.tv kanë treguar se procesi i regjistrimit nga kjo listë do të fillojë në ora 11:00.
Në anën tjetër, sa i përket regjistrimit të partive në KQZ, për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se duke u bazuar në ligjin për regjistrim të partive duhet kryer disa procedura.
Në këtë ligj ndër të tjera thuhet se “Brenda  tridhjet (30) ditëve nga pranimi i aplikimit, Zyra e njofton KQZ-në për statusin e aplikimit duke rekomanduar regjistrimin, duke rekomanduar mos regjistrimin, ose duke saktësuar fushat që mund të kërkojnë sqarime shtesë”./21Media

Back to top button