Kancelari gjerman në Moskë kërkon de-përshkallëzim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se grumbullimi i trupave në kufirin me Ukrainën shihet si një kërcënim dhe është “i pakuptueshëm”.
Ai në një konferencë të përbashkët me presidentin rus, Vladimir Putin kërkoi “de-përshkallëzimin” në rajon dhe thotë se është e rëndësishme që “nuk do të pasojë asnjë luftë”, transmeton rtv21.tv.
Scholz thotë se integriteti territorial është “i panegociueshëm” dhe është dëshira e tij që të ketë dialog. Bisedimet nuk duhet të vijnë në një “në rrugë qorre”, shtoi ai./21Media

Back to top button