​102 pacientë me okisgjenoterapi

141 pacientë po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 133 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 të negativizuar.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë njoftuar se 102 pacientë janë me oksigjenoterapi, kurse 12 të tjerë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 51 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë.
Ndërkohë që në raportin e fundit të IKShPK-së u raportua edhe për dy viktima dhe 373 raste të reja pozitive me COVID-19
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,427 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 811,331 persona.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën e tretë dhe atë përforcuese mund ta marrin të gjithë personat që para tre muajsh janë imunizuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit./21Media

Back to top button