Ignazio Cassis uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer si dhe marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat e mëdha globale dhe rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Cassis .
Në fund të telegramit, presidenti Cassis, ju ka uruar qytetarëve të Kosovës një të ardhme paqësore dhe të begatshme./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?