Në Suharekë u konfiskuan 31 kg marihuanë, ka të arrestuar
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka kapur dhe konfiskuar të mërkurën 32 kilogamë substancë narkotike, të llojit marihuanë e 2 mijë e 59 bimë kanabis, në fshatin Shirokë të Suharekës.
Në një konferencë për media, prokurorja e rastit, Ariana Shajkovci, ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar 6 persona, prej tyre katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy të Kosovës.
Ajo ka treguar se hetimet kanë nisur më 4 shkurt ndaj tre personave ku njëri nga ta është arrestuar sot.
Murseli ka thënë se janë sekuestruar edhe një sërë gjërash, si para, telefona e të tjerë. Po ashtu, ka theksuar se ka më shumë se tre muaj që ato bimë kanë qenë duke u kultivuar.
Drejtor i Drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli, ka thënë se në operacionin në fshatin Shirokë të Suharekës ku u gjetën 32 kilogramë substancë narkotike, kanë pasur vlerën e mbi një milioni po të arrinin përpunimin përfundimtar./21Media
