Carr nuk ka kërkuar falje për komentet rreth Holokaustit, protestuesit thonë se ai e ka kaluar kufirin!
Protestuesit u mblodhën jashtë një koncerti të Jimmy Carr me qëllimin që ai të kërkonte falje për komentet e tij në lidhje me Holokaustin.
Komediani u kritikua pasi tha se “askush nuk flet për gjërat pozitive” në lidhje me vrasjet naziste të mijëra njerëzve nga komunitetet rom”.
Përfaqësuesit e Carr janë kontaktuar për koment.
Komediani i bëri komentet e tij në një speciale të Netflix.
Menjëherë pas kësaj, të shumta ishin komentet negative të cilat i pranoi ai.
Siç tha edhe vet ai, këto fjalë do të mund të shënonin “fundin e karrierës” së tij.
“Nuk e kuptoj si mund të bësh shaka me njerëzit që humbin jetën. Duhet të kërkojë falje, ai e ka kaluar kufirin”, tha një protestuese./21Media