Rusia do të organizojë stërvitje me raketa balistike

Rusia sapo ka njoftuar stërvitje të mëdha më 19 shkurt që do të përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe të lundrimit, citohet të ketë thënë ministria e mbrojtjes nga mediat lokale.
Ministria thotë se stërvitjet të cilat do të mbikëqyren nga presidenti, Vladimir Putin ishin “të planifikuara paraprakisht”, transmeton rtv21.tv.
Stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Bjellorusinë do të përfundojnë më 20 shkurt, ndërsa stërvitjet e zjarrit në Detin e Zi do të përfundojnë një ditë më parë.
Ndërkohë në Moskë, udhëheqësi rus, Vladimir Putin po takohet me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, ndërsa forcat e tyre vazhdojnë stërvitjet masive të përbashkëta pranë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën.
Stërvitjet kanë rritur shqetësimet se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar Ukrainën – një pretendim i mohuar vazhdimisht nga Moska./21Media

Back to top button