Eurodeputetja e quan skandaloze mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë

Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen referendumit serb në Kosovë në formën siç kishte kërkuar Serbia, por vetëm përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse më 16 janar.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja franceze në Parlamentin Evropian, Dominique Bilde.
Ajo e ka quajtur skandaloz refuzimin e autoriteteve të Kosovës.
“Fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës! Mocioni im për një rezolutë për manastiret serbe të klasifikuara si “në rrezik” nga UNESCO. Skandaloz është edhe refuzimi i hapjes së qendrave të votimit për referendumin e janarit!”, ka ajo.


Më 16 janar është mbajtur në Serbi referendumi për ndryshime kushtetuese në këtë shtet./21Media

Back to top button