Dredhëza me peshën më të madhe në botë
Sipas kultivuesve të pemëve dhe perimeve, t’i kultivosh vetë ato është një lloj terapie. Megjithatë, marrja me kultivimin e rritjen e dredhëzave nuk është punë aq e lehtë.
Për të marrë frytin kërkohet kohë, dedikim, ekspertizë dhe ajo më e rëndësishmja, pasion i madh. Ka persona që kalojnë ditë e muaj duke bërë plane për kultivim të pemëve e perimeve, e një prej tyre është edhe izraeliti Ariel Chahi.
Ai ia doli të rrisë këtë dredhëz të madhe, për të cilën edhe arriti rekord.
Dredhëza ka peshën më të madhe në botë, 289 gr. Gjatësia e saj arrin 18 cm, dendësia 4 cm dhe perimetrin 34 cm.
Ariel, videon me dredhëzën me peshën më të madhe në botë e postoi nëYoutube e Instagram. Në Instagram, brenda më pak se 10 orësh e shikuan 700 mijë persona.
https://www.youtube.com/watch?v=ozHFIG15vBI
Rekordin e deritanishëm për rritjen e dredhëzës me peshën më të madhe në botë e ka mbajtur Koji Nakao nga Japonia. Ajo ia doli të kultivojë dredhëz me peshë 250 gr.
Nakao, këtë rekord e arriti në vitin 2015./21Media