29 të shëruar nga COVID-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në Komunën së Malishevës, 29 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHKP, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Malishevë me COVID-19 janë konfirmuar 3 mijë e 410 raste, prej tyre 3 mijë e 238 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe 86 raste janë aktive.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 236 raste të reja me COVID-19 dhe 4 qytetarë kanë humbur betejën me virusin./21Media

Back to top button