Arrestohen 2 persona, transportonin ilegalisht 7 emigrantë
Policia e Tepelenës ka arrestuar 2 qytetarë të cilët transportonin ilegalisht 7 emigrantë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete, dy aparate celularë dhe 700 euro e 8.000 lekë.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe M. N., 22 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit u kapën në flagrancë në afërsi të qytetit të Tepelenës duke transportuar emigrantët të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit, shkruan ora news.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./21Media