Kosova regjistron edhe tetë viktima nga COVID-19

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe tetë viktima dhe 246 raste të reja me koronavirus.
Ndërkaq, janë shëruar edhe 1 mijë e 129 persona, ndërsa janë bërë 2 mijë e 804 testime.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë vaksinuar edhe 1 mijë e 209 persona duke e quar numrin total të të vaksinuarve në 1 miliardë e 806 mijë e 746.
Ndërkaq, 812 mijë e 831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 95 mijë e 725 janë imunizuar me dozën e tretë./21Media

Back to top button