Pesë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informoi sot se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona si pasojë e Covid-19.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 2 mijë e 16 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 260 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultojnë në këto bashki: 93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnjë, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Përrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.
“Janë 4,928 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar”, informon ministria.
Ministria bën të ditur se, “janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë”./21Media

Back to top button