Interi mposhtet nga Sassuolo, Milani mbetet lider i tabelës
Interi nuk e ka shfrytëzuar barazimin e Milanit ndaj Salernitanas për t’u rikthyer në vendin e parë në tabelën e Serie-A.
Të përzgjedhurit e Simone Inzaghit kanë pësuar disfatë të rëndë nga Sassuolo në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Giuseppe Meazza” me rezultat 2-0.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e parë pasi që Sassuolo e nisi furishëm ndeshjen dhe realizoi dy gola brenda 26 minutave.
Fillimisht sulmuesi Raspadori shënoi në minutën e tetë të ndeshjes për 1-0 dhe pastaj Scamacca e dyfishoi epërsinë me golin e realizuar në minutën e 26.
Kjo humbje i shkoi më së miri për shtati rivalit të Interit për titull, Milanit që mbetet lider i tabelës me 56 pikë, dy më shumë se zikaltërit që kanë 54 pikë në vendin e dytë. Këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Bolonjës.