Osmani flet për aktivitetet në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për aktivitetet në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se në të gjitha këto organizime si dhe takime e diskutime bilaterale, kanë përçuar mesazhin se Kosova është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
“Përkushtimin tonë në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po e dëshmojmë me veprime konkrete, prandaj është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë që ka për qëllim destabilizimin e rajonit. Në takime me presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të mbrojtjes, senatorë, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e përfaqësues të shoqërisë civile, gjithnjë synojmë avancimin e raporteve me shtete të tjera dhe shtyrjen përpara të interesave të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, ka shkruar ajo ndër tjera në Facebook.
Tri ditët atje Presidentja i ka quajtur shumë intensive, ku sipas saj, me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë marrë pjesë në numër panelesh./21Media