A janë trashëguese alergjitë, për RTV21 tregon Dr. Luljeta Ahmetaj

Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, pluhurat ambientalë dhe polenet nxisin më shumë alergjitë që prekin një grup të njerëzve të të gjitha moshave.
Në një intervistë për portalin rtv21.tv alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj ka thënë se shumica e alergjive janë të trashëguara nga prindërit.
“Do të thotë se ato u transmetohen fëmijëve nga prindërit e tyre. Njerëzit trashëgojnë prirjen për të qenë alergjikë, por jo ndaj ndonjë alergjeni specifik. Nëse fëmija juaj zhvillon një alergji, ka shumë të ngjarë që ju ose partneri juaj të keni alergji”, ka thënë Ahmetaj.
Alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj ka treguar llojet e alergjive që prekin një person.
Poleni, Ushqime të caktuara, Helmi i insekteve (kafshimet), Pluhuri shtpiak, Mykerat, Zbokthi i kafshëve, Lateksi.
Ahmetaj gjithashtu ka shtuar se numri i njerëzve që kanë alergji vazhdon të rritet në të gjitha moshat, gjinitë dhe grupet racore.
“Më shumë se 50 milionë amerikanë (1 në 6) përjetojnë të gjitha llojet e alergjive, duke përfshirë alergjitë e brendshme/të jashtme, ushqimet dhe ilaçet, lateksi, insektet, alergjitë e lëkurës dhe syve”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj javën e kaluar për rtv21.tv ka folur edhe për mënyrat e të trajtimit të alergjive./21Media

Back to top button