Simptomat e alergjive, për RTV21 flet alergo-imunologia Luljeta Ahmetaj

Muajin e ardhshëm hyjmë në stinën e pranverës, stinë në të cilën një grup i njerëzve përballen me alergji të ndryshme. Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, pluhurat ambientalë dhe polenet nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet në rrugët e frymëmarrjes.

Në një intervistë për portalin rtv21.tv alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj ka thënë se hapi i parë në rastin e një alergjie të dyshuar është të konsultoheni me një specialist të alergjisë. Sipas saj, ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve të alergjisë
“Nëse një test i lëkurës nuk mund të kryhet, mund të merret gjak. Testi vlerëson numrin e antitrupave të prodhuar nga sistemi juaj imunitar. Nivelet më të larta të disa antitrupave sugjerojnë një alergji të mundshme ndaj atij alergjeni. Ekzistojnë gjithashtu lloje të tjera të testeve të alergjisë”, ka thënë Ahmetaj.
Çfarë i shkakton alergjitë sipas alergo-imunologes, Dr. Luljeta Ahmetajt?
“Çdo gjë me të cilën vini në kontakt me të cilën trupi juaj e sheh si një “pushtues të dëmshëm” mund të jetë shkaktar i një alergjie”
Për portalin rtv21.tv Ahmetaj ka folur për simptomat e alergjisë, të cilat janë nga më të ndryshmet, sipas saj ato mund të shkojnë deri në kërcënim për jetën.
Ahmetaj ka shtuar se simptomat e alergjisë klasifikohen si të lehta, të moderuara ose të rënda.
Reagimet e lehta përfshijnë simptoma lokale (që prekin një zonë të caktuar të trupit tuaj) si puçrra ose urtikarie, kruajtje, lotim/kuqje të syve, ethet e barit dhe rrjedhje hundësh. Reagimet e lehta nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit tuaj.
Reagimet e moderuara përfshijnë simptoma që përhapen në pjesë të tjera të trupit tuaj. Simptomat mund të përfshijnë kruajtje, urtikarie dhe/ose ënjtje dhe probleme me frymëmarrjen.
Një reaksion i rëndë alergjik, i njohur si anafilaksia, sipas Ahmetajt është një urgjencë e rrallë, kërcënuese për jetën, në të cilën përgjigja e trupit tuaj ndaj alergjenit është e papritur dhe prek të gjithë trupin. “Anafilaksia mund të fillojë me kruajtje të rëndë të syve ose fytyrës. Brenda pak minutash shfaqen simptoma më serioze, duke përfshirë ënjtjen e fytit (që mund të shkaktojë probleme me gëlltitjen dhe frymëmarrjen), dhimbje barku, ngërçe, të vjella, diarre, urtikarie dhe ënjtje (angioedemë). Ju gjithashtu mund të keni konfuzion mendor ose marramendje, pasi anafilaksia mund të shkaktojë rënie të presionit të gjakut.”, shkruan rtv21.tv
Sipas Ahmetajt, ndodhin një zinxhir ngjarjesh që rezultojnë në një reaksion alergjik.
“Nëse jeni të prirur ndaj alergjive, herën e parë që ekspozoheni ndaj një alergjeni specifik (si p.sh. poleni), trupi juaj përgjigjet duke prodhuar antitrupa alergjikë (IgE). Detyra e këtyre antitrupave është të gjejnë alergjenët dhe të ndihmojnë në largimin e tyre nga sistemi juaj. Si rezultat, një substance e quajtur histaminë lirohet dhe shkakton simptoma të alergjive”, ka thënë ajo për portalin rtv21.tv
Për rtv21.tv Alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj ka treguar llojet e alergjive që prekin një person.
Poleni, Ushqime të caktuara, Helmi i insekteve (kafshimet), Pluhuri shtpiak, Mykerat, Zbokthi i kafshëve, Lateksi.
Megjithëse shmangia e alergjenit është një qasje e rëndësishme trajtimi, zakonisht nuk i jep fund plotësisht reaksionit alergjik.
Ahmetaj ka folur edhe për mënyrat e të trajtimit të alergjive.
Medikamentet adekuate për llojin e alergjisë janë hapat e parë për trajtimin e alergjisë. Kundër alergjisë është edhe Imunoterapia orale që rekomandohet nëse simptomat nuk kontrollohen në mënyrë adekuate me një kombinim masash shmangieje dhe përdorimin e rregullt të ilaçeve. Sipas Alergo-imunologes Dr. Luljeta Ahmetaj ky inekcion ka treguar ndikim pozitvë në pacientët e përzgjedhur siç duhet me rinit alergjik dhe/ose astmë alergjike.
Ahmetaj ka thënë se mundësi trajtimi është uji me kripë duke përdorur “një komplet shpëlarjejejesh. Këto komplete shpëlarëse (p.sh., Neilmed®) shiten pa recetë ose mund të bëhen në shtëpi. Për të bërë shpëlarjen tuaj, kombinoni gjysmë luge çaji kripë pa joduar me gjysmë lugë çaji sodë buke në ujë të distiluar ose të zier. Kjo përzierje shpërlan alergjenët dhe ul sasinë e inflamacionit (edemës) që ato shkaktojnë”./21Media

Back to top button