LDK: Qeveria po tenton t’i politizojë institucionet e pavarura
Lidhja Demokratike e Kosovës kritikoi pushtetin se për rreth një vit ka lënë jashtë funksionit institucionet e pavarura, si Organin Shqyrtues të Prokurimit, Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, bordin e ankesave si dhe Komisionin e Pavarur për Media. Lënia e këtyre institucioneve jashtë funksionit, sipas LDK-së, i hap rrugë keqpërdorimeve./21Media