Von der Leyen: Do të veprojmë me qëndrueshmëri dhe vendosmëri

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar deklaratën e presidentit të Rusisë, për njohjen e dy rajoneve të shkëputura nga Ukraina.
“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, ka shkruar ajo në Twitter.
Von der Leyen ka theksuar se BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet, vendosmëri e përkushtim në solidaritet me Ukrainën./21Media
 

Show More
Back to top button