Njerëzit që duken më të rinj se mosha e tyre jetojnë më gjatë?!
Nëse mendoni se bota jonë tashmë është studiuar dhe nuk ka mbetur asgjë që mund t’ju habisë, ka disa gjëra që mund të ju ndryshojnë mendjen. A e dinit, për shembull, se mund të mësoni se sa do të jetojë një person dhe sa i ndjeshëm është ndaj dhimbjes vetëm duke e parë?
Realiteti që na rrethon është plot me fakte të pabesueshme, prandaj më poshtë ju sjellim disa prej tyre.
Njerëzit e shkurtër janë më agresivë

Kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit e shkurtër janë të zemëruar. Studimi ka treguar se ata janë thjesht më të prirur ndaj agresionit indirekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për konkurrencën për burime midis burrave të gjatë dhe të shkurtër. Pikërisht në këto situata, kjo e fundit mund të shfaqë një qëndrim më të orientuar drejt agresionit, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
Njerëzit që duken më të rinj se mosha e tyre jetojnë më gjatë

Njerëzit që tregojnë më të rinj se sa mosha kanë një shans më të lartë për të jetuar deri në pleqëri sesa ata që duken më të vjetër se mosha e tyre. Ky fakt është rezultat i punës që kanë kryer studiuesit danezë. Sipas një prej shkencëtarëve, njerëzit që kanë pasur një jetë më të komplikuar vdesin në moshë më të re. Për më tepër, ky kompleksitet shihet në fytyrat e tyre, duke i bërë ata të duken më të vjetër.
Disa njerëzve u duhen vetëm 4 orë për të fjetur mirë

Një njeri normal duhet të bëjë gjumë që zgjat 7-8 orë në ditë. Megjithatë, rezulton se mund të ketë përjashtime nga ky rregull. Prania e një mutacioni në gjenin hDEC2, i cili rregullon kohëzgjatjen e gjumit dhe zgjimin e redukton kohëzgjatjen e gjumit në 4 orë./21Media