Cilat janë shkaqet, simptomat dhe pasojat e infeksioneve urinare, Dr. Veselaj tregon për RTV21

“Infeksionet urinare shkaktohen kryesisht nga bakteriet, të cilat gjenden normalisht në zorrë të trashë, si për shembull, Escheria Colli, Proteus, etj”, kështu ka bërë të për rtv21.tv Ass. Dr. Sci. Fahredin Veselaj, urolog, i cili ka informuar se infeksionet e tilla shumë rrallë vijnë nga këpurdhat dhe viruset.
Ai ka bërë të ditur se në disa raste, shkatarë të infeksioneve urinare janë edhe anomalitë e lindura urogjenitale, sëmundjet shoqëruese, si sëmundja e sheqerit, intervenimet në rrugët urinare etj.
Infeksionet urinare – Spitali Salus
Veselaj për rtv21.tv ka treguar se infeksionet edhe mund të parandalohen, duke konsumuar më tepër lëngje, pemë, perime, si dhe duke pasur higjienë të rregullt urogjenitale.
Ai ka potencuar se infeksionet urinare paraqiten me simptoma si: urinime të shpeshta, djegësim gjatë urinimit, dhimbje në pelvik, urgjencë urinare, urinime me gjak. Sipas tij, infeksionet urinare rrallë mund të shkaktojnë ethe, temperaturë dhe dhimbje në bel.
Tre shenjat e infeksionit të veshkave dhe rrugëve urinare - Shëndeti
Veselaj gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar edhe se cilat janë pasojat e këtyre infeksioneve. “Sëmundjet e lindura të veshkëve, konsumimi i pakt i lëngjeve, sëmundjet, aktiviteti seksual, intervenimet në rrugë urinare etj.”, ka bërë të ditur Veselaj.
I pyetur se a preken më shumë femrat apo meshkujt nga infeksionet urinare, urologu ka deklaruar se femrat në moshën e rritur deri në menopauzë sëmuren më shpesh, por ka shtuar se me infeksionet urinare atakohen edhe meshkujt, si dhe fëmijët./21Media

Infeksionet urinare te fëmijët - Telegrafi

Back to top button