Shtëpia e Bardhë: Rusia në një pozicion sulmi
Trupat ruse mund të sulmojnë Ukrainën në çdo kohë, u tha gazetarëve në konferencën e saj ditore sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Unë nuk do t’i jap një afat kohor shtesë. Ne kemi thënë se mund të ndodhë në çdo kohë dhe ata janë në një pozicion sulmi për disa kohë tani,” tha Psaki, raporton BBC
Psaki po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me deklaratën e kryeministrit australian Scott Morrison të mërkurën, se një pushtim i Ukrainës “ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme”, përcjellë rtv21.tv
Më herët, John Kirby, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se më shumë trupa ruse po hyjnë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore./21Media