Kremlini thotë se separatistët e Ukrainës po kërkojnë ndihmë nga Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se liderët separatistë të Donetsk dhe Luhansk u kanë kërkuar forcave ruse të hyjnë në rajonet e tyre të shkëputura në Ukrainën lindore për të “ndihmuar në zmbrapsjen e agresionit nga forcat e armatosura dhe njësitë e Ukrainës”.
“Apelet e tyre theksojnë se për shkak të përkeqësimit të situatës dhe kërcënimeve të Kievit, qytetarët e republikave janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe evakuimi i tyre në Rusi vazhdon”, ka thënë ai, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
“Regjimi i Kievit është i orientuar drejt zgjidhjes së konfliktit me forcë,” thuhet në një apel të separatistëve që e ka bërë të ditur Peskov.
Autoritetet ruse kanë përmendur një numër incidentesh në Ukrainën lindore si një justifikim të mundshëm për veprime ushtarake, përcjellë rtv21.tv
Por SHBA-ja ka akuzuar Rusinë për komplot të të ashtuquajturave incidente të flamurit të rremë, provokime të organizuara për të krijuar një pretekst për veprim./21Media

Back to top button