Ministri i jashtëm i Ukrainës: Bota duhet të veprojë menjëherë
Ukraina bën thirrje për ‘sanksione shkatërruese’ ndaj Rusisë.
Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka postuar në Twitter një “listë për të bërë” për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë.
Ai thotë se “bota duhet të veprojë menjëherë” dhe “e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik”.
Kuleba bën thirrje për “sanksione shkatërruese” të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SWIFT.
Ai gjithashtu thotë se bota duhet të “izolojë plotësisht Rusinë”, duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare. / 21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?