Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës, reagon Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden thotë se ka folur me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe e ka informuar mbi hapat që ai po ndërmerr “për të mbledhur dënimin ndërkombëtar”.
Në një deklaratë, Biden thotë se ai e dënoi sulmin si “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”, raporton BBC.
“Zelensky më kërkoi që t’u bëj thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të Presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës”, tha Biden.
Presidenti amerikan theksoi se do të takohet me udhëheqësit e G7 të enjten dhe SHBA dhe aleatët “do të vendosin sanksione të rënda ndaj Rusisë”, përcjellë rtv21.tv
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”, theksoi presidenti amerikan./21Media

Back to top button