Vuçiq ka thirrur seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ngjarjet në Ukrainë dhe rajon ka thirrur në orën 13:00 seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa në orën 15:00 do të mbahet seanca e Qeverisë së Serbisë.
Sot në Pallatin e Serbisë me fillim nga ora 15:00 do të mbahet seanca e Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Qeveria e Republikës së Serbisë i ka dërguar një ftesë presidentit, Aleksandar Vuçiq, që t’i drejtohet seancës së sotme.
Në seancë do të diskutohet për situatën në rajon dhe Ukrainë. Në seancë do të marrin pjesë drejtorët e kompanive publike./21Media