Prystaiko: Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme për t’u mbrojtur
Ukraina aktualisht nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur, tha të enjten ambasadori i vendit në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko.
“Në këtë moment ne kemi mjaft njerëz, por nuk kemi pajisje të mjaftueshme,” tha Prystaiko.
Ai shtoi se Ukraina ka qenë e hapur për nevojën për pajisje ushtarake, plus mbështetje financiare dhe humanitare nga vendet e tjera.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të shpallin një paketë mbështetjeje humanitare për Ukrainën më vonë të enjten, si dhe sanksione kundër Rusisë.
“Por ne po bëjmë një luftë të vërtetë … tanke, helikopterë, aeroplanë duke u rrëzuar. Ne po mbrojmë tokën tonë”, tha Prystaiko.
Disa zona janë të vështira për t’u mbrojtur, pranoi ai.
“Kjo po kufizon aftësitë e Ukrainës për të sjellë përforcime dhe furnizime”, shtoi më tutje Prystaiko./21Media