Shefi i OKB-së: Më shumë se 100,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre
Shtetet fqinje të Ukrainës po përgatiten për një fluks refugjatësh që ikin nga pushtimi rus i vendit. Ndërsa sulmet ajrore ruse goditën gjatë natës, shumë prej banorëve u mblodhën dhe u larguan nga Kievi.
Shefi i OKB-së për refugjatët paralajmëroi se ndikimi humanitar do të jetë “shkatërrues”.
“Ne vlerësojmë se më shumë se 100,000 duhet të jenë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre në Ukrainë duke kërkuar siguri në pjesë të tjera të vendit,” tha Filippo Grandi për BBC
Grandi shtoi se agjencia e tij kishte grumbulluar furnizime për të ofruar ndihmë për njerëzit në Ukrainë, por ajo nuk mund të vepronte ndërkohë që aksioni ushtarak ishte ende duke ndodhur.
Fqinjët evropianë të Ukrainës thonë se janë gati të presin refugjatët që ikin nga vendi me 44 milionë banorë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?