Kaloni te përmbajtja kryesore

Luftë e ashpër në Sumy të Ukrainës

Luftë e ashpër po zhvillohet në Sumy të Ukrainës.
Pamjet e fundit të publikuara në rrjetin social, Twitter shfaqin zjarrin e madh që ka nisur aty.
Rusia po vazhdon ta sulmojë Ukrainën vazhdimisht në disa qytete, përnjëherësh.
“Më duket sikur në filma”, ka thënë një komentues.


Ndërkohë që, Rusia po zhvillon një fushatë të plotë për të justifikuar pushtimin e saj të Ukrainës, ndërsa vendet perëndimore lëvizin për të ndëshkuar Kremlinin për sulmin ndaj fqinjit të saj.
‘Zemërimi’ ndërkombëtar dhe lëvizjet e shpejta të Uashingtonit dhe Brukselit për të sanksionuar Rusinë e kanë bërë të qartë se Rusia, në afat të shkurtër, do të jetë diçka si një shtet i pafavorshëm.
Presidenti i SHBA, Joe Biden tha të enjten se Uashingtoni do të kufizojë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen, duke e larguar Moskën nga një pjesë e madhe e ekonomisë globale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button