Ngjarjet e datës 25 shkurt
09:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton prezantimin e analizës për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim nga eksperti ndërkombëtar, Bastian Baumann, i angazhuar nga projekti HERAS+. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me temën: “Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë”. (Zyrat e GLPS, Rr. Rexhep Luci, Prishtinë)
12:00
Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë”, protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajazit”, Prishtinë)
14:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë ceremoninë përkujtimore në shënim të 40 vjetorit të vdekjes së kompozitorit Rexho Mulliqi. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës).
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?