Kurti: Mbështesim NATO-në dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova e mbështet NATO-në dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë.
Ai tutje ka shtuar se Kosova lutet për popullin e Ukrainës në këto ditë të vështira.
“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht #NATO & #BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e BB6. Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?