Biden: I kemi projektuar qëllimisht sanksionet për të pasur ndikim afatgjatë mbi Rusinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se ka autorizuar sanksione shtesë të forta dhe kufizime të reja për ata që mund të eksportojnë në Rusi.
Në një njoftim në Facebook, Biden ka shtuar se kjo do të imponojë kosto të rënda për ekonominë ruse.
“Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, ka shkruar Biden.
Në një fjalim gjatë të enjtes, Biden ka thënë se ka rënë dakord me udhëheqësit e G7 nga ekonomitë më të mëdha në botë që ata do të kufizojnë kolektivisht aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?