SHBA e gatshme për refugjatët ukrainas
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të pranojnë refugjatë ukrainas, tha sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Por ne sigurisht, Pra, ne jemi gjithashtu duke punuar me vendet evropiane se cilat janë nevojat, ku ka kapacitete. Polonia, për shembull, ku po shohim një fluks në rritje të refugjatëve gjatë 24 orëve të fundit”, tha Psaki në një konferencë për media
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi dje paralajmëroi “pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Nuk ka fitues në luftë, por jetë të panumërta do të copëtohen”, transmeton rtv21.tv
Agjencia e refugjatëve u bëri thirrje shteteve fqinje të Ukrainës që t’i mbajnë kufijtë e tyre ./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?