Videoja e ushtrisë ukrainase tregon përleshje me armë në qytet

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis mbrojtësve ukrainas në qytetin verilindor të Sumy-t dhe sulmuesve rusë.
Sumy, me një popullsi prej më shumë se 260,000 njerëz është një qytet që shtrihet më pak se 30 km nga kufiri rus, transmeton rtv21.tv.
Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.
Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.
Disa kanë postuar videon e ushtrisë në Twitter/21Media

Back to top button