Presidenti i Ukrainës: Rusia do të duhet të flasë me ne për t’i dhënë fund luftës
Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po u flet sërish qytetarëve të tij pwrmes njw video. Në gjuhën ukrainase dhe ruse, ai po i bën thirrje Rusisë për një armëpushim.
“Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim” tha ai.
Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë, transmeton rtv21.tv.
Ai shtoi se derisa të ndalojnë sulmet, “deri atëherë do të mbrojmë vendin tonë”.
Vetëm mbrëmë, ai kishte paralajmëruar për intensifikimin e sulmit në kryeqytet. Ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë tani./21Media