Presidenti konfirmon sulmet me raketa para agimit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar sulmet e shumta raketore të raportuara sot para agimit.
Zelensky tha se sulmet filluan në orën 4 të mëngjesit të së premtes me orën lokale, transmeton rtv21.tv.
Ai shtoi se sulmet e Rusisë kishin shënjestruar objekte ushtarake dhe civile. Rusia ka thënë më parë se nuk po synon sulme ndaj civilëve.
Udhëheqësi i Ukrainës u ka bërë një lutje tjetër aleatëve perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ndaluar sulmin brutal të Rusisë.
“Këtë mëngjes ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm. Si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit këtë mëngjes.
“A ishte Rusia e bindur nga sanksionet e djeshme? Ne dëgjojmë në qiellin tonë dhe shohim në tokë se kjo nuk mjafton”, shtoi ai./21Media